Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në konferencën vjetore të prokurorit të shtetit i ka dhënë mbështetje sektorit të drejtësisë në Kosovë.
Hovenier para të pranishmëve tha se puna e mundimshme e prokurorëve është frymëzuese dhe jetike për sistemin e drejtësisë, shoqërinë dhe të ardhmen e vendit, raporton Telegrafi.
“Jam impresionuar me atë që kam parë si me vendosmërinë tuaj të palëkundur për të kryer misionin, për të mos u dekurajuar nga sfidat e vazhdueshme, përfshirë vëllimin e madh të rasteve…
Puna e një prokurori nuk është e lehtë, të gjithë kanë mendimet e tyre se çka, qysh po bëni…Pothuajse çdo kush ka një mendim se si duhet të duket një rast dhe si duhet të përfundoj ai po ju duhet t’i përmbahen rregullave, rregulloreve e procesit dhe kjo jo gjithmonë ndodh siç dëshiron publiku apo dikush nga qeveria…
Edhe pse mund të shiheni si figura të fuqishme në sistemin e drejtësisë penale të Kosovës është e pritshme që të kritikoheni me punën tuaj…. Jam i bindur se është frustruese e nganjëherë edhe ofenduese që të përballeni me kritika për shkak të punës që e bëni jo vetëm nga publiku, por edhe udhëheqësit e degët tjera të qeverisë…”, tha ai.
Ambasadori amerikan po ashtu tha se durimi i këtyre kritikave që të mos i pengojnë për të kryer punën e rëndësishme, gjersa kërkoi nga prokurorët që të ruajnë pavarësinë dhe ta kryejnë mandatin me profesionalizëm e integritet.