Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s në Kosovë.
Në një postim në platformën X, ai shkruan se sot kujtojnë dhe nderojnë ushtarët që u sakrfikuan.
“Sot iu bashkova Vjosa Osmanit në memorialin e ushtarëve të rënë të NATO-s”, transmeton Klankosova.tv.
“Ne kujtojmë dhe nderojmë pjesëtarët e guximshëm të shërbimit që bënë sakrificën përfundimtare, duke përfshirë shefin e urdhrit të ushtrisë amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert”, shkruan ai.
Këto homazhe u bënë në 25 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe.