Fjalë Kyçe

Hovenier: Përparimi i Kosovës është mrekulli, por duhet ende punë

Hovenier: Përparimi i Kosovës është mrekulli, por duhet ende punë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se në Kosovë, kanë ndodhur shumë zhvillime pozitive, por ka ende shumë për tu bërë.

“Muajin e ardhshëm, Kosova feston 14-vjetorin e pavarësisë dhe unë mendoj se ajo që populli i Kosovës ka arritur në këta 14 vjet është e jashtëzakonshme”, ka thënë Hovenier.

Sipas tij këto vite kanë ndodhur gjëra të mrekullueshme.

“Shikoni se çka është e mundur tani, e shikoni sistemin e sundimit të ligjit, sistemin e zbatimit të ligjit apo forcat e sigurisë apo organizatat e shoqërisë civile dhe krejt çka kanë arritur. Mendoj se është mrekulli. Por, ende ka punë që kjo mrekulli të ecë përpara. Ka ende punë për ta parë këtë vend gjithnjë e më shumë duke e zënë vendin e saj të merituar si vend sovran dhe i pavarur që ofron shërbime për të gjithë qytetarët e saj”, ka deklaruar Hovenier për RTK.