Fjalë Kyçe

Hovenier takon krerët e opozitës, diskutojnë për sigurinë e zgjedhjet

Hovenier takon krerët e opozitës, diskutojnë për sigurinë e zgjedhjet

Çështja e sigurisë, me theks për pjesën e veriut të Kosovës, ka qenë tema që ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka diskutuar me krerët e partive opozitare të enjten.

Siç ka njoftuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me Hovenierin është diskutuar për gjendjen e sigurisë në veri dhe procesin zgjedhor në katër komunat.

“Ambasadorin Hovenier e informova për qëndrimin e PDK-së rreth këtij procesi. Ne i jemi përgjigjur Dekretit të Presidentes për këtë proces zgjedhor dhe në respektim të afateve dhe ligjeve kemi propozuar kandidatët tanë për kryetarë dhe asamblistë në katër komunat në veri. Presim nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës që të sigurojnë kushtet e favorshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Garantimi i sigurisë për secilin qytetar të Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet kryesor”, ka thënë Krasniqi në një postim në Facebook.

Ndërkaq kreu i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “LDK-ja beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”.

Zgjedhjet për kryetar të katër komunave në veri: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, janë caktuar që të mbahen më 18 dhjetor. Ndërkaq, zgjedhjet për kuvendet komunale në komunat Zveçan dhe Leposaviq do të mbahen më 25 dhjetor.

Të martën në Zubin-Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë, derisa kanë tentuar t’i hapin zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore, janë sulmuar me shok-bomba dhe të shtëna në ajër, nga persona të panjohur. Si pasojë e kësaj atyre u është pamundësuar vazhdimi i procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri. Sulme në veri ka pasur edhe të mërkurën.

Pas sulmeve ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve gjatë tentimit të tyre për të hyrë në qendrat e votimit në veri, Hovenieri ka thënë se “nuk është koha për organizim zgjedhjesh