Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeff Hovenier, ka dërguar një urim të ngrohtë për të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë dhe mbarë botën me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në platformën “X”, ambasadori Hovenier shprehu dëshirat më të mira për këtë festë të veçantë.
“Urimet më të përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën!”, ka shkruar Ambasadori Hovenier në postimin e tij.
Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islamik, e cila simbolizon sakrificën, përkushtimin dhe solidaritetin.
Kjo festë kremtohet nga miliona besimtarë myslimanë në mbarë botën, duke ndarë të mirat materiale dhe shpirtërore me familjarët, miqtë dhe fqinjët e tyre, si dhe duke ndihmuar ata që janë në nevojë.