Arbër Hoxha është i lumtur që do ta ketë mundësinë ta përfaqësojë Kosovën për herë të parë, pas ftesës që e mori për takimin miqësor të verdhekaltërve kundër Suedisë në fillim të janarit.
Anëtari i Ballkanit, pas performancave të mira këtë stinor me skuadrën portokalli, ka marrë ftesë nga selektori Challandes për ndeshjen miqësore ndaj Suedisë.
Në një prononcim për GazetaBlic, Hoxha u shpreh i lumtur me ftesën, teksa deklaroi se nëse do t’i ipet mundësia, do të angazhohet maksimalisht për një rezultat pozitiv.
“Po është shumë e vërtetë, është më se e rëndësishme në aspektin individual, kënaqësi e madhe të jem aty. Dua të falenderoj përzgjedhësin që më dha mundësinë të jem pjesë e kombëtares A.
Sa i përket ndeshjes me Suedinë, nëse do të më ipet mundësia do të bëjë më të mirën time, edhe pse është ndeshje testuese, shpresoj që të dalim me rezultat pozitiv nga ai takim.