Imami i xhamisë në Shipol të Mitrovicës, Fatmir Latifaj, kohët e fundit është bërë i njohur për pajtim mes familjeve të cilat janë në hasmëri mes vete.
Sot Latifaj njoftoi se një mërgimtar përmes telefonit ka falur gjakun e babait dhe vëllait të tij një familjeje tjetër nga Mitrovica, shkruan Reporteri.net.
Edhe më parë imami ka bërë të ditur se ka bërë që shumë familje në Mitrovicë të shtrijnë dorën e pajtimit dhe t’i japin fund hasmërisë.
Kjo është video dhe njoftimi i plotë i hoxhës:
E jashtëzakonshme!!!
Ndodhi tash para xhumasë para qindra xhematlinjeve në xhaminë e Shipolit të falet gjaku i vllaut dhe babes me telefon nga mërgata…
Pas pak del edhe videoja.
Me respekt imami Latifaj.