Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën.
Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka thënë se jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive.
“Dërgesa e fundit i armëve nga Kina në Serbi, më parë edhe nga Rusia, përbën një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën. Jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive. Kina dhe Serbia kanë zgjedhur këtë të fundit për të qenë bashkë.”, ka shkruar ai.
The recent delivery of arms by #China to #Serbia, previously by #Russia, poses a serious threat to #WB, especially #Kosovo. We're in an era when states are divided into democracies vs. autocracies. China & Serbia have chosen the latter to be together. https://t.co/QCGVnAwQXH
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) April 10, 2022