Fjalë Kyçe

Hoxhaj premton rritje të pagave për Policinë e Kosovës

Hoxhaj premton rritje të pagave për Policinë e Kosovës

Kreu në detyrë i PDK-së dhe kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Enver Hoxhaj ka premtuar rritje të pagave për policinë e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Hoxhaj në një shkrim në Facebook ka thënë se rritja e pagave dhe përkrahja do të bëhet në nivele të ndryshme.

“Rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme, gjatë qeverisjes së PDK-së, do ta bëjë Policinë e Kosovës, institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni! Krenar me djemtë dhe vajzat tona që bartin këtë uniformë”, ka shkruar ai.