Fjalë Kyçe

Hoxhaj: Serbia po vazhdon propagandën agresive ndaj Kosovës

Hoxhaj: Serbia po vazhdon propagandën agresive ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Serbia po vazhdon propagandën agresive ndaj Kosovës për të krijuar panik.

Ai ka thënë se këto kërcënime janë veprime dëshpëruese për të destabilizuar Ballkanin, shkruan lajmi.net.

Hoxhaj gjithashtu ka potencuar se shndërrimi i FSK-së në Forcë të Armatosur garanton paqen dhe stabilitetin.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Serbia përsëri po vazhdon propagandën agresive kundër Kosovës përmes mediave të kontrolluara për të krijuar panik. Këto kërcënime janë veprime dëshpëruese për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Si anëtare e ardhshme e NATO-s, shndërrimi i FSK-së në Forcë të Armatosur vetëm sa do të garantonte paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar ai në Twitter.

Hoxhaj ka reaguar ndaj kryeministres serbe, Ana Bërnabiq e cila me rastin e shpalljes së formimit të Ushtrisë së Kosovës tha se shpreson që Serbia nuk do të përdorë ushtrinë e saj.