Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, së bashku me Bedri Hamzën kanë lënë sallën e Kuvendit të Kosovës. Ai tha se PDK është opozita e vërtetë duke kritikuar LDK-në e cila po qëndron në sallë.
“PDK nuk e tradhton qytetarin. Ne e mbrojtem dinjitetin para mashtrimit, ne mbrojmë parimet para shantazhit dhe ne prej sot jemi opozita e vërtetë”, tha Hoxhaj.
“Juve ju bëj përhajër koalicionin e ri që e keni. Jeni shumicë më absolute tani bashkë me LDK’në dhe kolegët e tjerë. Ju dëshiroj sukses”, tha Hoxhaj.