Fjalë Kyçe

Hoxhaj uron Blinken: Shpresojmë të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare

Hoxhaj uron Blinken: Shpresojmë të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar Antony Blinken që është zgjedhur Sekretar i Shtetit Amerikan në administratën Biden.

Hoxhaj, tha se shpreson që të punohet së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare dhe anëtarësim të plotë në NATO.

“Urime Antony Blinken, për konfirmimin nga Senati si Sekretar i ri i Shtetit! Shpresojmë të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare dhe në NATO si një anëtare e plotë. Aleanca është forcë lëvizëse për orientimin euro-atlantik të rajonit”.