Fjalë Kyçe

Ukrainasi e kritikon ish-shokun e skuadrës: E kemi veshur fanellën e Ukrainës me krenari, pse hesht për Rusinë!?

Ukrainasi e kritikon ish-shokun e skuadrës: E kemi veshur fanellën e Ukrainës me krenari, pse hesht për Rusinë!?

Në ditët e fundit, shumë futbollistë, trajnerë apo edhe zyrtarë klubesh ukrainas janë larguar nga Rusia.

I fundit që e bëri këtë është Yaroslav Rakitskiy, i cili me origjinë është nga Donbass.

Futbollisti e ka ndërprerë kontratën me Zenit St Petersburgun.

Në të njëjtin klub, të kujtojmë, punon edhe Anatolji Tymoshchuk, i lindur në Lursk dhe është njëri prej futbollistëve më të mirë ukrainas në histori.

Nga viti 2017 është ndihmëstrajner i skuadrës së parë, ku ishte edhe lojtar.

Ndërkohë, Evgeniy Levchenko, ish-futbollist ukrainas dhe sot president i sindikatës së futbollistëve rusë, kërkon shpjegime rreth mungesës së marrjes së një qëndrimi apo pozicioni, përcjell express.

“Si mund të vazhdosh të punosh atje? Kemi luajtur së bashku në të njëjtën skuadër, e kemi veshur këtë fanellë me nder dhe krenari, e kemi kënduar himnin, kemi fituar e kemi humbur. Dhe tash po qëndron i heshtur? Tolik, si mund të jetosh me këtë pjesë?”, ka pyetur Levchenko.