KQZ’ja ka numëruar të gjitha votat në Vushtrri për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Komuna ka shkuar në balotazh, me kandidatin për kryetar të PDK’së, Ferit Idrizin, të parin me 34,89 për qind.
I dyti ka dalë kandidati i LDK’së për Vushtrrinë, Xhafer Tahiri, me 33,77 për qind.
I treti radhitet Arsim Rexhepi i VV’së me 26,03 për qind.