Këtë javë të gjithë banorët ishin në nominim brenda shtëpisë së Big Brother.
Në mesin e gjithë banorëve, ai më i votuari për të lënë shtëpinë ka qenë Sabiani, por ky vendim nuk u prit mirë nga Iliri i cili menjëherë i kërkoi Arbanës që edhe ai të largohej.
Iliri qanë derisa flet për Sabianin, dhe thotë se dëshiron të dalë edhe ai nga ky Big Brother.
Theksojmë se arsyeja pse të gjithë banorët dolën në nominim, ishte pikërisht për shkak se Sabiani, Iliri dhe Monika gjatë javës së kaluar kishin folur me kode, gjë që nuk lejohet sipas rregullave të Big Brother.