Fjalë Kyçe

Dhurata Dora bëhet ambasadore e Vullnetit të Mirë e SOS fshatrave të fëmijëve në Kosovë

Dhurata Dora bëhet ambasadore e Vullnetit të Mirë e SOS fshatrave të fëmijëve në Kosovë

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dhurata Dora, ka marrë pesë në ngjarjen e organizuar në SOS Fshtat nën emrin “Miq Përgjithmonë”.

Si mike e kamotshme e SOS Fshatit, ajo pranoi të bëhet Ambasadore e Vullnetit të Mirë të SOS Fshatrave të fëmijëve në Kosovë.

Këngëtarja shtoi se është nder dhe privilegj të bëhet zëri i SOS Fshatrave të Fëmijëve. Gjithashtu theksoi se secili duhet të angazhohet që fëmijët të jenë thjeshtë fëmijë edhe të ndjekin ëndrrat e tyre.

Më poshtë postimi i plotë i organizatës:

“Miqtë dhe donatorët e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë u mblodhën sot për të shënuar miqësinë, miqësi kjo e cila në vazhdimësi është forcuar, sidomos gjatë periudhës së vështirë me pandeminë e kur ne kishim nevojë më shumë se asnjëherë për përkrahje. Në ngjarjen e organizuar në SOS Fshat nën emrin “ ̈̈”, Drejtori Nacional i SOS Fshatrave të Fëmijëve, Znj. Nezahat Ramadani Salihu falënderoi miqtë tanë që na u gjenden pranë në ditë të vështira.

E përveç falënderimeve për miqtë tanë, kishim kënaqësinë që të kemi edhe artisten Kosovare, këngëtaren tanimë me famë botërore, . Gjatë kësaj ngjarje, Dhurata, si një mike e kamotshme e SOS Fshatit na nderoi duke pranuar që të bëhet ̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ dhe të bëhet zëri i fëmijëve tanë për një të ardhme më të mirë.

Në një fjale rasti, Dhurata nën emocione tha  se është nder dhe privilegj që të bëhet zëri i SOS Fshatrave të Fëmijëve. Ajo theksoi se secili duhet të angazhohet që fëmijët të jenë thjeshtë fëmijë edhe të ndjekin ëndrrat e tyre.

Për përkrahjen ndër vite, folën edhe ̈ ̈, ku ndanë përvojat e tyre rreth përkrahjes që kanë ofruar ndër vite për SOS Fshatin.

E dy moderatorët e rijnë pjesë të projektit #YEEP, Adelajda dhe Vigani me shumë profesionalizëm dhe qetësi e moderuan këtë ngjarje.

E këtë takim mes miqsh, e shfrytëzuam që të bëjmë edhe hapjen e këndit për donacione, “ ku njerëzit vullnet mirë mund të dhurojnë për fëmijët tanë dhe po ashtu të marrin mbrapa një dhuratë simbolike si shenjë falënderimi për kontributin e tyre.

Shumë nga punimet që gjenden në këndin e donacionit janë punë dore e fëmijëve tanë përmes punëtorisë “Made in Kosova” dhe punime të tjera të bëra nga duart e arta të përfituesve tanë.

Artistët e Shkolla e Muzikës “Amadeus” Music School performuan për miqtë tanë përderisa balerinat e talentuara të Studio Baleti “Behia’s Dance” na nderuan me një pikë baleti.

E në fund fare, mes shume diskutimeve për bashkëpunime dhe përkrahje, , i, më këngë të vjetra qytetare dhe me një performance të jashtëzakonshme u kujdesen që miqtë tanë të shijojnë një pasdite të këndshme në ambientet tona ”