Një burrë është shpëtuar pasi u bllokua brenda mureve të një teatri në Syracuse, në shtetin e New York-ut.
Sipas BBC, zjarrfikësit u thirrën rreth orës 7 të mëngjesit pasi dikush u dëgjua duke përplasur murin dhe duke u lutur për ndihmë.
Besohet burri ka mbetur i ngecur brenda një hapësire zvarritëse për dy ditë.
Ekipet e shpëtimit prenë muret e teatrit dhe e gjetën atë lakuriq, thanë mediet lokale. Ai po trajtohet në një spital lokal transmeton telgrafi.
Në një deklaratë në Facebook, departamenti i zjarrfikësve në Syracuse tha se nuk ishte e qartë se si kishte përfunduar ai aty.
Bëhet e ditur se burri ishte parë duke u endur nëpër ndërtesë në fillim të javës.