Fjalë Kyçe

Kapen duke vjedhur drunjë, Policia arreston dy persona

Kapen duke vjedhur drunjë, Policia arreston dy persona

Policia e Kosovës, konkretisht patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrje të Kufirit  Ponoshec, DRPK “Perëndimi” Gjakovë, gjatë realizimin të detyrave dhe autorizimeve zyrtare në parandalimin e vjedhjeve të pyjeve,  sot me datë 15.11.2021, rreth orës 12:00, në Grykën e Deçanit-Zonën e Mbrojtur (Park Nacional), kanë ndaluar  dy  kamionë të tipit; DAF dhe  Volvo, të cilët ishin të ngarkuar  me drunjë breu (teknik) pa dokumentacione përkatëse.

Zyrtaret policor në bashkëpunim me njësitin e hetimeve  rajonale kanë ndërmarre veprimet konkretet  duke njoftuar edhe zyrtaret kompetent të APK-së  dhe  Prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Pejë.

 Sipas të dhënave të evidentuara me kompetentët dy personat e dyshuar janë recidivist të këtyre veprave edhe në të kaluarën.

 Në bashkërendim me autoritetet kompetente, janë iniciuar dy  rastet për Vjedhje të pyllit, masa drunore 12.45m është sekuestruar, ndërsa dy persona të dyshuar, shtetas kosovar me iniciale A.O. ( viti i lindjes 1975) dhe Q.T. ( viti i lindjes 1984),  janë ndaluar  për 48 orë.