Fjalë Kyçe

Deklarohet policia për aksidentin në Carralevë/ Një person është dërguar në Emergjencë

Deklarohet policia për aksidentin në Carralevë/ Një person është dërguar në Emergjencë

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy automjeteve në rrugën Shtime-Suharekë, përkatësisht në fshatin Caralevë.

Si pasojë e kësaj, një person ka marrë lëndime trupore, i cili po trajtohet në Emergjencë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 14:33, në Carralevë ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe pikup. Përveç dëmeve materiale, një person është lënduar i cili po trajtohet në emergjencë. Me rastin po merren njësiti i trafikut rajonal në Prizren”, tha ai, për indeksonline.