Fjalë Kyçe

Grabitje e armatosur në rrugën Gjilan-Prishtinë, dyshohet se u sulmua një automjet që transportonte para

Grabitje e armatosur në rrugën Gjilan-Prishtinë, dyshohet se u sulmua një automjet që transportonte para

Një grabitje të armatosur që ka ndodhur sot, në rrugën Gjilan – Prishtinë, në fshatin Parallovë.

Disa persona të panjohur dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një automjeti që po transportonte para.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave. Policia e Kosovës, njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sinjali mëson se cak i të dyshuarve ishin paratë e bankës ProCredit, të cilët përfunduan në duart e të dyshuarve që shtien me breshëri plumbash në drejtim të automjetit të kompanisë BesaSecurity me të cilin po barteshin paratë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një shumë të madhe parash.