Përpara shkollës fillore Ismail Qemali në Shkup, nxënësit qanë pasi morën lajmin se pesë shokë të shkollës, të gjithë nga një familje, kishin vdekur nga aksidenti tragjik në Bullgari.
11-vjeçari Blerim Bushi i tregoi Reutersit se sa e ka mërzitur lajmi për vdekjen e shokut të tij.
“Ergini ishte shoku im. Ai ishte një djalë shumë i mirë. Shumë i bukur. Më vjen shumë keq që vdiqën”, tha Blerim Bushi, përcjell express.
Ndërkohë Adnan Jasharovski udhëtoi për në spital në Sofje të Bullgarisë pasi tha se vajza e tij 16-vjeçare, Zulejha Jasharovski e telefonoi për t’i thënë se i kishte mbijetuar tragjedisë.
Ai foli për Reuters lidhur me gjendjen shëndetësore e emocionale të vajzës së tij.