Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është kryer pagesa më e madhe ndonjëherë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Murati ka thënë se janë 295 mijë përfitues të peniosneve me shtesa.
“Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria.
69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë!”, ka shkruar ai.