Në Deçan sonte janë ndezur qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët e tyre.
Nga sulmi i mbrëmshëm me armë, mbetën të vrarë nxënësit Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj, si dhe shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.
Varrimi do të bëhet nesër në ora 14:00 në varrezat e fshatit Gllogjan të Deçanit.
Ndërkohë, familjarët e të dy viktimave kanë hapur të pame të përbashkët.