Policia në Vushtrri ka arrestuar një person te dyshuar për kryerjen e vepres penale “vjedhje e rëndë”.
21-vjeçari dyshohet se kishte hyrë në “Western Union” dhe kishte marrë një arkë dhe ishte larguar nga lokali.
Sipas personit përgjegjës, në arken që ishte vjedhur, kishin qenë rreth 70 euro para të metalta.
“Në bazë të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti kishte kryer vepren penale, policia ka kontrolluar lokacionin e personit te dyshuar dhe gjatë kontrolles ka gjetur pjesë të veshembathjeve të cilat i dyshuari i kishte pasur veshur gjatë kryerjes së vepres penale gjegjesisht një jelek në xhepin e të cilit është gjetur një qese najloni me para metalike, të cilat dyshohen se janë vjedhur në lokalin e lartcekur. Jeleku dhe paratë e metalta janë konfiskuar në cilësi te provave materiale”, thuhet në njoftim.
I dyshuari B.M me urdhër të prokurorit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor.