Fjalë Kyçe

Policia apelon që të shfrytëzohen rrugët alternative Vushtrri- Prishtinë

Policia apelon që të shfrytëzohen rrugët alternative Vushtrri- Prishtinë

Policia në Mitrovicë apelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik  që t’ shfrytëzojnë rrugët alternative  në rrugën  nacionale Vushtrri- Prishtinë.

Në njoftimi thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e jugut, përkatësisht Njësia e Trafikut Rajonal po ndërmerr të gjitha masat e duhura me qëllim të mbarëvajtjes së  qarkullimit rrugor.

“Në funksion të kësaj e mbi bazën e vlerësimit  dhe  gjendjes në trafikun rrugor në fokus  rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona e Vushtrrisë, ku për shkak të punimeve në zgjerimin  e rrugës  segmenti Vushtrri- Stanovc, ditëve të fundit në këtë segment rrugorë rrjedha e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve po zhvillohet me e ngadalësuar ku si rrjedhojë po krijohen kolona të gjata të automjeteve.”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se si rrugë alternative mund të shfrytëzohet rruga regjionale, segmenti Mitrovicë -Frashër -Vushtrri – Prilluzhë me kyqje në rrugën nacionale Stanovc dhe anasjelltas.