Një tejkalim i rrezikshëm është bërë dje në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.
Një 23-vjeçar me veturën Audi A4 ka tejkaluar në vijë të plotë dhe në zebra.
Pas kësaj, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e menjëhershme.
Vozitësi nuk ka qenë i pajisur me patent shofer, ndërsa Policia i ka vendosur tri pikë negative si dhe lënda është dërguar në Gjykatë.