Fjalë Kyçe

Përparim Rama porosit teste të COVID-it përmes pështymës për herë të parë në Kosovë

Përparim Rama porosit teste të COVID-it përmes pështymës për herë të parë në Kosovë

COVID-19 po vazhdon të jetë prezent akoma në Kosovë si në mbarë botën. Ndonëse shifrat e të infektuarve janë më të ulëta krahas fillimit të pandemisë, Komuna e Prishtinës po vazhdon të porosisë teste të koronavirusit.

Komuna e Prishtinës ka porositur për teste të shpejta antigjen, përmes pështymës, test ky i cili është në gjendje të zbulojë koronavirusin në disa minuta.

Komuna e cila udhëhiqet nga kryetari Përparim Rama, së fundmi ka vendosur të shpenzoj 316 mijë euro për furnizim me këtë lloj testi.

Përmes një kontrate e cila iu ka besuar kompanisë ‘MADEKOS SH.P.K’ komuna do furnizohet me 100 mijë teste./Reporteri.net

Dokumentin e plotë mund ta gjeni KËTU.