Infermierja e Njësisë së Dializës në Spitalin e Pejës, Mendushe Myrtaj Krasniqi është ndarë nga jeta, pas një sëmundje të rëndë.
Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm në Pejë, përmes një postimi në Facebook.
“Të pikëlluar me humbjen e kolegës sonë Infermieres në Njësinë e Dializës Znj.Mendushe Myrtaj Krasniqi, e cila humbi betejën në luftë me sëmundjen e rëndë.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë gjithmonë do ta kujtoj Infermieren e palodhshme e cila gjithnjë ishte në shërbim të pacientëve. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Motra Mendushe.“/sinjali