Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pasi BIA serbe e mori në pyetje gazetarin Adriatik Kelmendi në Beograd.
Vela ka shkruar se marja në pyetje e Kelmendit nga BIA është shembull se si regjimi i Vuçiqit cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
“Ngacmimi i gazetarit Adriatik Kelmendi nga Agjencisë e Sigurisë së Inteligjencës së Serbisë është shembull se si regjimi i Vuçiqit cenon lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Qartësisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e fasadës së quajtur “Open Balkan”, ka shkruar Vela, në Twitter.