Fjalë Kyçe

Bizneset duan që TVSH-ja të mbetet 8 për qind, jo 18 për qind

Bizneset duan që TVSH-ja të mbetet 8 për qind, jo 18 për qind

Deri në fund të muajit dhjetor, bizneset mund të paguajnë TVSH-në 8 përqind.

Nga fillimviti, ajo mund të bëhet prapë 18 përqind, siç ka qenë më parë, pasi shfuqizohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nga COVID-19.

Por, nga rrjeti i shitësve me pakicë kërkojnë që kjo masë të mbetet në fuqi, të paktën, deri në fund të vitit të ardhshëm.

Mbështetje në këtë kërkesë bizneseve u ofroi edhe Administrata Tatimore e Kosovës.