Policia e Kosovës është deklaruar për dyshimet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Në një përgjigje për Express kanë konfirmuar se sot PK ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar qytetarët.
Konfirmimi i plotë i policisë:
Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.
Edhe U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, ka konfirmuar se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda.