Fjalë Kyçe

Vdes në moshën 92 vjeçare ish-presidenti grek, kishte protestuar kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë më 1999

Vdes në moshën 92 vjeçare ish-presidenti grek, kishte protestuar kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë më 1999

Ka vdekur në moshën 92-vjeçare ish-presidenti grek, Karolos Papulias, i cili shërbeu dy mandate, mes vitit 2005 dhe 2015.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur presidenca greke, shkruan Reuters, transmeton Klankosova

Papulias ishte gjithashtu Ministër i Jashtëm nga viti 1985 deri në vitin 1989 dhe nga viti 1993 deri në 1996.

Ai gjithashtu ishte anëtar i rangut të lartë të partisë socialiste PASOK dhe bashkëpunëtor i ngushtë i liderit të saj të ndjerë si dhe ish-kryeministrit, Andreas Papandreu.

Ndryshe, si ligjvënës ai protestoi fuqishëm kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999 dhe shprehu mbështetje për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq.