Fondacioni “Rreze Paqe” në bashkëpunim me Humanistin z.Labinot Tahiri dhe fondacionin e tij, në Klinikën e Pediatrisë të SHSKUK-së dha një donacion simbolik në ndërresa të brendshme për fëmijët, mjete të higjienës personale, dhurata dhe dezinfektues për stafin e Klinikës.
Presidenti i Fondacionit Nysret Krasniqi me një fjalërasti falënderoj donatorët dhe z.Labinot Tahiri dhe stafin e klinikës Pediatrike të SHSKUK-së për kujdesin e treguar ndaj këtyre fëmijëve, sepse janë krijesa më e bukur që ka krijuar zoti, për një çast ndihem i privilegjuar në mesin tuaj, andaj dua të sqaroj figurativisht pse “Rreze Paqe”, një emërtim human, paqja është koncepti i mirëqenies harmonike dhe lirisë, ndërsa rreze është shfaqje e një ndjenje të mirë dhe shprese.
Nuk duhet domosdoshmërisht të jesh i pasur për të ndihmuar dikë, e as të jesh i famshëm, nuk duhet madje as të kesh studiuar në universitet, mjafton të bashkëndjesh me njerëzit në nevojë sepse bamirësia të bënë të ndjehesh mirë dhe të lumtur, që do të thotë një vend i vogël në zemrën e dikujt
Albert Pike ka thënë: Ajo që bëjmë për vete, vdes me ne, ndërsa ajo që bëjmë për të tjerët, mbetet dhe është e pavdekshme.
Një shembull që duhet ndjekur.