Fjalë Kyçe

Ferizaj/ Arrestohen dy burra që rrahën gratë, njëri bëri për spital edhe djalin

Ferizaj/ Arrestohen dy burra që rrahën gratë, njëri bëri për spital edhe djalin

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona për dhunë në familje.

Mbrëmë rreth orës 23:00 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Gjon Serreqi’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet P.SH (M/K) 31 vjeçar përsëritës i dhunës në familje, i cili pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ku për këtë ajo ka pranuar edhe tretman mjekësorë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Sektori Rajonal i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Ndërsa sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 03:00, policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Fehmi Agani” në Ferizaj është një rast tjetër i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.H (M/K) 70 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, duke ju shkaktuar lëndime trupore, ku dhe kishin pranuar tretman mjekësorë .

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./indeksonline