Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Babush të komunës së Ferizajt.
Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, shihet se një autobus ka rrëshqitur dhe pasagjerët kanë dalë jashtë, derisa ekipet e policisë janë aty.
Lajmin e k akonfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se nga ky vetaksident një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt.