Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka dalë negativ pas testit të bërë për COVID-19.
Ai është testuar pasi që Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin u takua të hënën, është konfirmuar pozitiv me këtë virus.
Lahaj e ka dërguar për Klankosova.tv rezultatin e testit të bërë, ku ai figuron negativ.