Fjalë Kyçe

Behgjet Pacolli publikon një fotografi të prindërve, ka një porosi për të gjithë

Behgjet Pacolli publikon një fotografi të prindërve, ka një porosi për të gjithë

Në raportin 24 të Policisë së Kosovës sot u raportua për një rast dhune në familje në Komunën e Rahovecit.

Ishin pikërisht djemtë të cilët rrahën babain e tyre.

E pas këtij rasti ka reaguar deputeti Behgjet Pacolli. Kryetari i AKR-së tha se nuk mund të besonte atë që lexoi për këtë rast.

Pacolli porositi që të gjithë të përkujdesen për prindërit,pasi askush nuk e zëvendëson atë.

Pacolli poashtu publikoi një foqtografi të prindërve të tij.

Postimi i plotë:

Lexova se dy vëllezër kishin dhunuar fizikisht babanë e tyre. Nuk mund ta besoja atë që lexova! Unë një gjë po e them: Kujdesuni për prindërit sa janë gjallë, një ditë nuk do të jenë më. Dhe askush tjetër nuk e zëvendëson vendin e tyre./Lajmi.net