Ambasadori i SHBA-së, në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin.
Hovenier përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se temë e diskutimit ka qenë integrimi euroatlantik i Kosovës dhe arritja e njohjes reciproke përmes dialogut me Serbinë, njofton Klankosova.
“Diskutim produktiv me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën të arrijë marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Productive discussion with Kosovo First Deputy Prime Minister @BislimiBesnik on the United States’ commitment to Kosovo’s Euro-Atlantic integration & our mutual desire to see Kosovo achieve normalized relations centered on mutual recognition through the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/hXtLpv9Vdc
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 12, 2022