Një kamion është kapluar nga flakët gjatë ditës së sotme në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur saktësisht në lagjen “Dardania” në kryeqytet.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja, ndërsa në pamjet e dërguara nga një lexues i lajmi.net shihet kamioni duke u djegur.
Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë banorë që jetojnë përreth.