Një ministre e Afrikës së Jugut u kritikua në mediat sociale pasi u tha nxënëseve të “hapin librat dhe mbyllni këmbët”. Rofi Ramatuba, ministre e Shëndetësisë e rrethit Limpopo, i bëri komentet gjatë një vizite në një shkollë të mesme në Segagapeng.
“Unë u them vajzave: hapni librat dhe mbyllni këmbët. Mos hap këmbët, por hap librat. Faleminderit”, u tha ajo studentëve. Ministrja shtoi se burrat e moshuar joshin vajzat duke u ofruar atyre gjëra luksoze si paruke të shtrenjta dhe telefona inteligjentë.
Sipas BBC, akuzat e Ramatumba kanë ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale dhe shumë përdorues po pyesin veten pse ajo iu drejtua vetëm vajzave. “Kjo nuk është mënyra e duhur për të folur me fëmijët për abuzimin, seksin dhe pëlqimin”, ka shkruar një përdorues.
Deputetja e opozitës Sivigue Guaroube i përshkroi deklaratat e Ramatuba si shumë problematike.
Doctor Phophi Ramathuba who's also a MEC visited a school in Limpopo this morning telling the girls to close their legs and open their books.
ARE YOU SERIOUS? Is this sex education by our Goverment? Victim Blaming and pushing the narrative? This is disgusting.
@ANCWL_hq @MYANC pic.twitter.com/t2knd61TLS— Women For Change (@womenforchange5) January 12, 2022
“Ishte një mundësi për një diskutim kuptimplotë me këta studentë rreth pëlqimit. Në vend të kësaj, ajo fajësoi viktimat dhe u bëri presion të panevojshëm vajzave,” shkroi ajo në Twitter.
Vetë Ramatumba tha se deklarata e saj ishte e izoluar dhe se ajo iu drejtua edhe studentëve. “U kam thënë djemve që të fokusohen në edukimin e tyre dhe të mos flenë me vajza”, tha ajo përcjell abcnews.
Ministrja pohoi gjithashtu se votuesit e saj në zonë e vlerësuan mesazhin që dha. “Ata thanë se kishin frikë të thoshin gjëra të tilla dhe më falënderuan për plotësimin e boshllëkut”, shtoi ajo.
Sipas shifrave zyrtare, rreth 33,400 vajza nën moshën 17 vjeç kanë lindur fëmijë në Afrikën e Jugut në vitin 2020. Mungesa e aksesit në edukimin seksual, si dhe shërbimet shëndetësore të përballueshme dhe të përshtatshme, janë faktorë kyç në shtatzënitë e adoleshenteve të vendit, sipas organizatave për fëmijët.