Fjalë Kyçe

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje të armatosur në Fushë Kosovë

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje të armatosur në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje të armatosur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Fushë Kosovë.

“Ka qenë reagimi i shpejtë, i njësiteve të Fushë Kosovës dhe Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, që kanë mundësuar identifiikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i janë gjetë dhe sekuestruar: një telefon dhe një shumë e parave.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Personi i dyshuar : -K.K, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar më mbajtje, ndërkohë që hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, po kryejn procedurat e nevojshme policore.