Fjalë Kyçe

Liverpooli e mposht pa problem Brentfordin

Liverpooli e mposht pa problem Brentfordin

Liverpool ka fituar me rezultat të pastër 3-0 kundër Brentford duke marrë pozitën e dytë në Premier Ligë. Fabinho (44), Oxlade-Chamberlain (69) dhe Minamino (77) shënuan për Liverpool. Kjo fitore e ngrit në vendin e dytë Liverpool me 11 pikë më pak se City, por që Reds ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Liverpool nuk ka pasur problem në Anfield Road sonte në ndeshjen kundër Brentford. Që në fillim të ndeshjes, djemtë e Jurgen Klopp e kishin situatën në dorë dhe vazhdimisht bënin presion në drejtim të portës mysafire.

Trent-Arnold e pati rastin e parë në këtë ndeshje në minutën e 14-të, por goditja e tij përfundoj pak mbi portën e portierit të Brentford shkruan express.

Por, rasti më i mirë për Liverpoolin do të vinte në minutën e 23-të ku Van Dijk goditi por ishte portieri Alvaro Fernandez që bëri një pritje spektakulare.