Fjalë Kyçe

Banori i ri i BB VIP merr vëmendje i veshur me taka dhe fustan, teksa bën një vallëzim sensual

Banori i ri i BB VIP merr vëmendje i veshur me taka dhe fustan, teksa bën një vallëzim sensual

Dritan Brama është njëri nga banorët e rinj që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP.

Ndonëse po vazhdon qëndrimin brenda akoma, ai ditëve të fundit duket më i përfshirë si në debatet me banorët e po ashtu edhe në lojërat që zhvillohen ndërmjet tyre.

Ai së fundmi duhej t’i ndërronte rrobat me modelen Beniada Nishani, ndërsa veshi fustanin e modeles e takat e saj.

Kjo ka shkaktuar të qeshura tek konkurrentët e tjerë, ndërkohë që ka bërë edhe një vallëzim sensual.

Reagimet në internet po ashtu kanë qenë të shumta duke komentuar paraqitjen e Tanit, përcjell telegrafi.

Dritani përndryshe u diskutua mjaft shumë pas hyrjes në BB VIP për shkak të ndjekësve që kishte në Instagram.

Ai është më i ndjekuri nga banorët e tjerë ku momentalisht numëron 4.5 milionë njerëz.