Fjalë Kyçe

Flet profesori nga Vushtrria: Nuk dal në protestë, u bëm horë, ajo ka gabuar dhe ka kërkuar falje

Flet profesori nga Vushtrria: Nuk dal në protestë, u bëm horë, ajo ka gabuar dhe ka kërkuar falje

Në përkrahje të profesorit të Bilogjisë, Lulzim Paci nga Vushtrria është thirrur protestë në Prishtinë e Vushtrri.

Por kundër kësaj protesta ka dal vet profesori Paci, i cili përkundër që u bulëzua ka thënë që nuk do të dalë në protestë për të protestuar kundër bashkëvendëses së tij njëherit deputetes së VV-së, Fjolla Ujkani.

“Nuk dal edhe me ditë që protesta është kundër saj, ajo është bashkëvendsja jem. Nuk dal aq ma pak tash që ka kërku falje. Ka gabu ka gabu, ka kërku falje u kry ky muhabet”, tha ai në Kanal 10.

Sipas tij ky ‘muhahet’ ka marrë fund me kërkim faljen e Ujkanit që i bëri sot në orët e pasdites.

“Unë sja kam inati, respekt për të – ka qenë nxënëse e jonja ajo ka mëndu që unë jam gabim ajo jo kaq është”, tha ai.

Mesazhi i profesorit ishte që nuk duhet ofenduar askënd. Teksa shtoi se “Nuk bën kështu na u bënëm horë nëpër Evropë”.

Në fund të emisionit ai falënderoje të gjithë si ata që e përkrahën edhe ata që e kritikuan.

Profesori i Biologjisë, Lulëzim Paci është bullizuar pas publikimit të një video në TikTok, ku ai shihet duke vallëzuar.