Për 11 vjet, deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë marrë 1 milion e 130 mijë euro në emër të shpenzimeve për udhëtim.
Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.
Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione, përcjell indeksonline.
Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit.
Viti:
2011 – 29460 Euro
2012 – 173,470.00 Euro
2013- 163,680.00 Euro
2014- 73,240.00 Euro
2015- 119,900.00 Euro
2016- 90,913.58 Euro
2017- 54,209.00 Euro
2018- 157,290.00 Euro
2019- 76,800.00 Euro
2020- 91,328.00 Euro
2021- 100,530.00 Euro