Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka shkruar letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për 14 vjetorin e pavarësisë.
Osmani në një postim në Facebook ka treguar letrën e Biden në të cilën thuhet se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, shkruan lajmi.net.
Biden gjithashtu ka thënë se Kosova ka dëshmuar në Samitin për Demokraci se është e gatshme të ndajë përvojen me shtete tjera.
“Presidenti Biden në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij, Presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tone”, ka shkruar Osmani.