Policia e Kosovës ka arrestuar një 70 vjeçar në Graqanicë për dhunë në familje.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e personit të dyshuar G.M, policia i ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe municion.
“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në Graqanicë. Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor, ai që ka rezultuar me arrestimin një person i dyshuar: G. N, mashkull, 70 vjeç. Pjesë e punës së zyrtarëve të dhunës në familje dhe sektorit të hetimeve, që i janë përgjigjur rastit, ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë. Gjatë kontrollit, në shtëpinë e personit të dyshuar, policia i ka gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri-, katër karikatorë dhe 52 fishekë.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.