Fjalë Kyçe

Nesër hapet një qendër e re vaksinimi në Prishtinë

Nesër hapet një qendër e re vaksinimi në Prishtinë

Nesër do të hapet qendëra e vaksinimit kundër COVID-19, Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, përmes një njoftimi në Facebook.

“Ju njoftoj se nga nesër me dt. 18.02.2022 do të hapim edhe një pikë të re për vaksinim kundër Covid-19, në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr.2 në Kodrën e Trimave”, thuhet në njoftim.

Kjo qendër do të punojë 7 ditë të javës, duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 19:00.