Fjalë Kyçe

Zjarr e tym i madh tek ish-kampi i danezëve në Zhabar të Mitrovicës

Zjarr e tym i madh tek ish-kampi i danezëve në Zhabar të Mitrovicës

Para pak çastesh ka shpërthyer një zjarr i madh në Zhabar të Mitrovicës, i cili raportohet se nuk ka lënduar ndonjë person.

Sipas disa qytetarëve, aty vërehet tym e flakë e madhe, shkruan “Jepi zë”.

Siç thuhet, dyshohet se kjo flakë po vjen nga rruga që njihet si tek “Kampi Danez”.

Deri tash nuk dihen shkaktarët e zjarrit, ndërkohë që zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes.