Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, ka dënuar gjithashtu njohjen e rajoneve separatiste nga presidenti Putin, duke e quajtur atë “një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.
Ajo thotë se Kanadaja dhe aleatët e saj do të “reagojnë me vendosmëri ndaj këtij mosrespektimi flagrant të ligjit ndërkombëtar” dhe po përgatitet të vendosë sanksione ekonomike të veçanta nga ato që do të prezantoheshin nëse do të ketë “ndonjë pushtim të mëtejshëm ushtarak” të Ukrainës raporton “BBC”.
“Kanadaja mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, thotë ajo.